Moti, rriten temperaturat
19/06/2011 17:00
Moti duket se do të favorizojë të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë pranë detit në këtë periudhe deri në mbyllje të muajit qershor.
Pas një jave me mot jo shumë të qendrueshem, meteorologët thonë se termometri ka regjistruar gjatë ditës së sotme temperatura maksimale deri ne 34 gradë celcius, por në javën që vjen temperaturat pritet të arrijnë në 37 – 38 gradë celcius.
Sipas meteorologëve, ndonëse do të na shoqërojë një mot i kthjellët herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash. Por sipas parashikimeve të tyre, deri në fund të muajit qershor do të kemi një mot të mirë.
Top Channel