Kriza e borxhit grek po vë në rrezik ekonomitë e të paktën pesë vendeve anëtare të BE-së, ka paralajmëruar kreu i ministrave të Financave të Eurozonës.

Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker ka deklaruar se Gjermania po “luan me zjarrin” me planin e saj për përfshirjen e privatëve në zgjidhjen e krizës.

Komentet e tij vijnë kur ministrat e Financave po bëhen gati për t’u takuar në Luksemburg, ku pritet të miratohet vendimi për dhënien e këstit prej 12 miliardë eurosh për Greqinë.

Greqisë i nevojitet huaja për të shmangur thellimin e borxheve të saj, që duhet t’i shlyejë brenda pak muajsh.

Por nga ana tjetër Greqia është e kushtëzuar të kryejë një seri reformash anti-krizë, të cilat kanë shkaktuar protesta të dhunshme dhe greva në Athinë e mbarë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA