
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur para pak castesh numërimin e fletëve të tjera të hedhura në kutitë e gabuara.
Aktualisht po numërohen fletët e votimit nga kutitë e njësisë zgjedhore numër 2, që janë plot 190.
Deri tani, nga kutitë e hapura kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha vijon avantazhin e tij ndaj rivalit socialist Edi Rama.
Aktualisht në sallë ka tensione mes kryetarit të KQZ, Arben Ristani dhe komisionerëve të djathtë me kolegët e opozitës.
Janë 1793 kuti të cilat do të kalojnë në skanerin e KQZ-së. Proçesi i hapjes së kutive zhvillohet nga punonjës të KQZ-së.
Për çdo tavolinë ky proçes ndiqet edhe nga dy vëzhgues të PD-së dhe PS-së. Për fletët e hedhura gabim shikohet zarfi ku janë futur fletëvotimet e kontestuara.
Top Channel