KQZ hap kutitë e njësisë numër 3

19/06/2011 18:30

Ashtu sic pritej, KQZ ka rinisur në orët e pasdites numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Tetë grupet e numërimit të ngritura pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po hapin 117 kuti të qendrave të votimit të njësisë bashkiake numër 3 për të gjetur fletët e “gabuara”.

Paradite, mes debatesh të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e KQZ-së, Ristani,  përfundoi procesi i vlerësimit të votave të gabuara në njësinë bashkiake numër 2. Nga fletët e gabuara të gjetura në këtë njësi, kandidati demokrat, Lulzim Basha mori 19 vota, ndërsa kandidati socialist, Edi Rama, mori 10 vota.

Ndërkohë, paradite dhe në orët e drekës, opozita dënoncoi tre tipe mospërputhjesh, të vërejtura gjatë hapjes së kutive: 1) kodi i pestë i sigurisë së kutisë nuk gjendet e pasqyruar në procesverbalet e grupit të numërimit, 2) gjatë kqyrjes së kutive janë gjetur fletëvotimi të një qendre votimi të caktuar në një tjetër qendër votimi dhe 3) ka pasur disa fletë votimit të gjetura jashtë zarfave.

KQZ vendosi hetimin e kutisë ku kodi i pestë i sigurisë nuk pasqyrohej në procesverbal. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kërkuan marrjen e procesverbalit si provë për hetimin administrativ.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta