Amy Winehouse, e dehur në Serbi

19/06/2011 13:45

Amy Winehouse është vërshëllyer nga turma në Beograd, pasi është shfaqur shumë e dehur për të performuar.

Koncerti do të shënonte ditën e parë të turit të saj evropian, por performanca e këngëtares nuk ka qenë ajo që 20 mijë fansa prisnin të shihnin.

Për pothuajse 90 minuta, Amy ka mërmëritur teksa përpiqej të këndonte këngët e saj, para se të pengohej në skenë dhe të hidhte mikrofonin në tokë.

Menjëherë më pas, ajo ka lënë skenën bashkë me grupin e saj, duke bërë që publiku të vërshëllente për të shprehur pakënaqësinë.

Shumë prej tyre kishin paguar deri në 45 euro për ta parë atë, në një vend ku rrogat janë nga më të ulëtat në Evropë dhe inati i tyre ishte më se i pranueshëm.

Top Channel