
“Luka Modric nuk është në shitje”. Daniel Levy, president i Totenhamit blindon Luka Modric me një shënim në faqen zyrtare të klubit londinez, duke i dhënë përgjigje edhe mesfushorit kroat 23 vjeçar që kishte shprehur dëshirën të shkonte tek Chelsea sezonin e ardhshëm.
“Dua të sqaroj siç kam thënë në të shkuarën që asnjë nga futbollistët tanë kyç s’do të jepet këtë verë. Po ndërtojmë një skuadër për të luajtur në nivel të lartë në të ardhmen dhe është themelore të mbahen elementët e cilësisë. Nuk jemi të gatshëm të shesim Modriç për asnjë çmim. Kemi sqaruar konceptin duke dërguar një letër për Chelsea, por vendosën ta injorojnë dhe bënë publike ofertën. Për të evituar çdo dyshim, më lejoni të përsërisë se nuk do të bisedojmë për Modriç me asnjë. Për ne kjo çështje është e mbyllur”, ka deklaruar numëri një i Totenhemit, Daniel Levy.
Top Channel