
Zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, e para pas zgjedhjeve
lokale të 8 majit. Në fjalën që mbajti para anëtarëve, kryetari i
socialisteve Edi Rama tha se Sali Berisha e ka cuar Shqiperine në pikën
më kritike të marrëdhenieve me komunitetin ndërkombëtar dhe partneret.
Rama theksoi se populli pret nga opozita qe ta nxjerre Shqiperine nga ky batak ku e ka zhytur qeveria e Berishes pasi opozita ka pergjegjesi para popullit.
Ai deklaroi se “ne nuk do te heqim dore nga protestat, pasi ato do te jene mjeti yne i kundershtimit te qeverise. Ne kemi per detyre qe te shtojme komunikimin me te gjithe popullin per te sqaruar gjendjen ne te cilen e ka cuar vendin Berisha”.
“Duam të provojmë se revoltën ndaj të keqes e kemi si alternativë, jo si forcë të verbër. Ne nuk heqim dorë nga protestat ndaj këtij regjimi, por nga ana tjetër do të organizohemi për të komunikuar programin tonë për Shqipërinë. Në Kongresin zgjedhor të vjeshtës do të dizenjojmë rrugën e fitores së madhe. Dy javët e ardhshme do të komunikojmë me anetarësinë anekënd vendit, më pas të mblidhemi sërish në asamble për të diskutuar”, tha Rama.
Duke iu referuar kritikave, kreu i opozites shtoi se ndryshimi i pushteteve nuk do te thote se nje kusari blu do te zevendesoshet me nje kusari roze. “Ne jemi ndryshe – tha Rama, – dhe kete do ta deshmojme”.
Top Channel