Protesta për ujin e pijshëm

18/06/2011 21:10

Rreth 800 banorë të fshatit Hajdaraj prej tre javësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkaku është bërë një difekt tenik në pompën e furnizimit të ujësjellësit, e cila është djegur nga rrufeja.

Gjatë një proteste të zhvilluar banorët shprehen të indinjuar se edhe ai pak ujë që marrin është shumë i ndotur.

Për të plotësuar nevojat më minimale, banorët marrin ujë pranë puseve apo burimeve pranë zones, ujë i cili nuk garanton siguri për shëndetin.

Një pjesë e tyre e kanë të pamundur nga ana financiare për të blerë ujin për konsum.

Në shenjë proteste ata kërcënojnë se nëse problemi emergjent nuk gjen zgjidhje, atëherë do të bllokojnë rrugën kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA