Projekti i mbjelljes së ullinjve

18/06/2011 20:20

Meqenëse zona e Fierit rrethohet nga kodra zoti Berisha e ka shfrytëzuar këtë inagurim për t’i bërë një apel banorëve lokalë për mbjedhjen e ullinjve, tashmë një prej prioriteteve shumë të dashura në axhendën e kryeministrit.

“Thirrja ime vëllazërore është mbillni sa më shumë ullinj, mbillni sa më shumë dru frutorë. Imagjinoni ju paraardhësit tanë, në çfarë kushtesh ishin, dhjetë herë më të vështira se tonat dhe lanë një trashëgimi prej 5 milionë rrënjësh ulliri. Brenda dy viteve që vijnë duhet të kemi të mbjellura 20 milionë të tjera dhe të vështrojmë të shohim për 20 milionë rrënjë të tjera më shumë për katër vitet e tjera. Ne këtë tokë shumë cilësore këtë tokë të begatë, këtë tokë shumë pjellore, duhet ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur më të madh të Europës dhe do ta realizojmë këtë”, tha Berisha.

Ai në fjalën e tij ka përfshirë arritjet e qeverisë së tij siç janë anëtarësimi në NATO dhe lëvizja e lirë duke theksuar se Shqipëria kaloi nga njëri prej tre vendeve më të varfra të planetit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Ndryshe nga inagurimet e tjera nga ku zoti Berisha ka folur edhe për situatën politike në vend, nga Cakrani ai nuk bërë asnjë koment politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA