PDIU: Numërimi elektronik

18/06/2011 15:15

Në zgjedhjet vendore të 8 majit Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet
ka nxjerrë 270 këshilltarë, cka e rendit këtë parti si forcë të katërt
politike.

Kryetari i PDIU-së, Shpetim Idrizi tha se 65 mije shqiptare kane votuar kete force politike, e cila nese do te kishte numerues brenda KZAZ-ve do te kishte me shume vota. Zoti Idrizi duke iu referuar problemit te prodhuar ne Tirane, kerkoi qe procesi i numerimit te behet elektronikisht per te shmangur kete kasaphane zgjedhore.

“Ka ardhur koha e numërimit elektronik. Ka ardhur koha qe militantëve të partive të mëdha t’u gjendet punë e vërtetë dhe jo në komisione si numërues, vëzhgues,si transformues zgjedhjesh, duke nxitur konfliktualitetin politik në vend. Nga këto zgjedhje u afirmua rëndësia e PDIU-së”, tha Idrizi.

Ne kete takim kreu i PDIU-së tha se do te kerkoje ne parlament qe te miratohen politika fiskale lehtesuse per shkembimet tregtare ndershqiptare ne Ballkan.

“I kërkojmë qeverisë masa lehtësuese për mallrat që vijnë nga rajoni e sidomos nga Kosova. Ne do të punojmë për ta shndërruar Shqipërinë dhe Kosovën në një superfuqi energjitike”, tha Idrizi.

Idrizi deklaroi gjithashtu se partia e tij do t’i kerkoje kuvendit te shfuqizoje vendimin per regjistrimin e popullsise mbi bazen e etnise dhe fese.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta