Qytetarët e Maqedonisë duhet të presin edhe 10 vjet për të udhëtuar me tren drejt Shqipërisë.

Fillimi i ndërtimit të krahut të Korridorit 8, nga Kërçova deri në Lin të vendit tonë, që ishte paralajmëruar në vitin 2012, është shtyrë për të paktën 3 vjet. Investimet në këtë hekurudhë sipas Ministrisë së Transportit, do të nisin jo më herët se viti 2015.

Për ndërtimin e kësaj hekurudhe, nga Kërçova deri në Lin, para dy viteve, Ministria e Transportit maqedonase investoi rreth 1 milion euro për studimin projektit. Aktualisht vijojnë bisedimet që të sigurohet hua nga fondet IPA për ndërtimin e stacioneve hekurudhore dhe tunelet e hekurudhës së gjatë rreth 63 km.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA