
Prej katër muajsh , fillimisht në komisariatin numer tre në Tirane e
mandej edhe në komisariatin numer një dhe dy, është instaluar sistemi GPS,
në automjetet e patrullave të përgjithshme të policisë.
Ky sistem monitorimi ndaj patrullave te pergjithshme, qe percjell ne cdo sekonde ne sallen operative levizjet e automjeteve te policise, si dhe identifikon e ruan per nje kohe te gjate zonat me te patrulluara nga policia eshte instaluar me teper, per ngjarjet qe denoncohen. Qe do te thote, ne rast ngjarjesh e konfliktesh, salla operative gjen me GPS vendndodhjen e mjetit policor me prane vendngjarjes dhe i komunikon levizjet e reja, qe duhet te kryeje kjo patrulle.
Ky inovacion ka sjelle ndikimet e para ne tre komisariatet, pasi ne mjaft ngjarje, autoret e tyre jane jane kapur ne kushtet e flagrances.
“Vendosja e sistemit GPS sherben per arsyen e nderhyrjes me te shpejte ne sektorin perkates ku ndodh ngjarje. Me te marre nje njoftim patrulla me e afert kalon te vendi problematik”, tha shefi i patrullave te Komisiariatit 3, Engjellush Abdullaj.
Nje nder problemet e policise ne vendangjarje eshte moskoordinimi i veprimeve mes efektiveve, cka pritet te eliminohet nga monitorimi me GPS.
Top Channel