
Partia Socialiste do të lidhë qëndrimin e saj politik me rezultatin që
do të prodhojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kreun e bashkise së
Tiranës.(UPDATE)
Fakti qe PS vendosi mbajtjen e një tjetër asambleje pas dy javësh që duket se përkon me përfundimin e procesit të numërimit nga KQZ vulos pikërisht faktin se axhenda e saj do të ndikohet nga përfundimi që do të dalë në komision. Ndërkohe qe gjate kesaj kohe anëtaret e Asamblese do te ndermarrin nje fushate te gjere takimesh dhe konsultimesh me bazen dhe elektoratin ku do te diskutojne situaten aktuale politike dhe reagimin e metejshem te opozites ne teresi.
“Lufta politike dhe beteja politike ka lidhje më mënyrën se si do të përfundojë kjo tragjedi juridiko-elektorale në Tiranë”, sqaroi deputeti Blendi Klosi.
Ne fjalën e tij, kryetari Edi Rama leshoi sinjale paralajmeruese per zbutjen e qendrimit ndaj bojkotit, duke theksuar se aksioni dyvjecar qe nisi me bojktotin dhe protestat masive ia arriti qellimit me fitoren e madhe te 8 majit. Rama tha se jemi ne tjeter situate dhe Partia Socialiste duhet te demonstroje qe eshte forca e ideve qe do ta shpetoje vendin nga kolapsi, ku e ka zhytur Sali Berisha.
“Ne duam ta nxjerrim Shqipërinë nga kriza dhe mund ta bëjmë vetëm duke provuar se revoltën ndaj të keqes e dëshmojmë si një alternativë, jo si forcë të verbër. Sot jemi ne kushte të reja edhe pse pushteti ka vjedhur voten diten per diell, madje pikerisht per kete kushtet dhe pozicionet nuk janë më ato që ishin. Sot nuk ka shqiptar dhe partner ndërkombëtar që të mos na japë më të drejtë për atë cfarë ka ndodhur. Ne duam të krijojmë te të gjithë vetëdijen se jemi forca e së ardhmes”, tha Rama.
Por pavaresisht ketyre mesazheve, kreu i opozites deklaroi se protestat dhe demonstratat do te vazhdojne te jene nje menyre kontestimi e qeverise.
“Ne nuk heqim dorë nga protestat dhe demonstratat për largimin e Berishës dhe do të shprehim revoltën popullore ndaj këtij regjimi”, tha Rama.
Asambleja e Partise Socialiste do t’i hape rruge edhe nisjes se fushates zgjedhore ne strukturat e Partise Socialiste qe do te kulmojne me kongresin e kesaj force politike ne vjeshte te ketij viti.
Top Channel