
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe 2 kundra miratoi aktin
ne baze te cilit do te kryhet hapja e kutive sic urdheroi Kolegji
Zgjedhor.Numerimi pritet te nise sot ne ora 17:00.
Arben Ristani kryetar i KQZ-së tha se numerimi do te nise nga kutite me numer te vogel per te vazhduar me rend rrites. Sipas aktit jane 8 grupe qe do te kryejne numerimin te cilat ne akt quhet “grupe ne ndihme te KQZ”, me nga 2 anëtare te administrates nga KQZ-ja qe do ta kryejne kete proces, puna e te cileve do te ndiqet nga dy vezhgues nga PD dhe PS.
KQZ ka hartuar nje liste te kutive qe do te hapen ne baze te ciles do te zhvillohet ky proces. Nga lista jane hequr 117 kutite qe KQZ tashme ka hapur. Ne perfundim te cdo kutije perpara tabulimit, keto grupe me ze do te deklarojne se cfare kane gjetur ne keto kuti. Me pas KQZ do te kryejë tabulimin e rezultatit duke shtuar numrin e votave te hedhura ne kutite e gabuara nese do te gjehen te tilla.
Top Channel