KQZ nis numërimin

18/06/2011 17:15

Skenat e zhurmshme dhe të rrëmujshme të parë gjatë numërimit në KZAZ-t e Tiranës janë rikthyer, por me një ndryshim. Kësaj here në sallën e mbledhjeve plenare të KQZ-së. (UPDATE)

Që prej orës 17:20 minuta në KQZ ka nisur zbatimi urdhërit të kolegjit zgjedhor që i kërkon këtij komisoni hapjen e kutive të Tiranës për të parë nëse në to ka vota të hedhura gabim.

Janë 1793 kuti të cilat do të kalojnë në skanerin e KQZ-së. Proçesi i hapjes së kutive zhvillohet nga punonjës të KQZ-së. Për çdo tavolinë ky proçes ndiqet edhe nga dy vëzhgues të PD-së dhe PS-së. Për fletët e hedhura gabim shikohet zarfi ku janë futur fletëvotimet e kontestuara.

Që në fillim hapja e kutive të KZAZ-së është shoqëruar me kontestime nga vëzhguesit e Partisë Socialiste dhe më pas përfaqësuesit ligjorë.

Kontestimi ka ardhur pasi në kutinë me numër 1698 u konstatua se një prej kodeve mbyllës ishte i lirë dhe jo tërhequr deri në fund.

Në këtë kuti, janë gjetur 4 fletë votimi që i përkisnin kësaj qendre votimi, por janë gjetur jashtë zarfit. I njëjti problem është hasur edhe në kutinë me numër 1699/2 po nga KZAZ 45 ku jashtë zarfit ishin 2 fletë votimi.

Për këtë problem krytari i KQZ-s Arben Ristani tha se për aq kohë sa këto fletë votimi kanë të njëjtën vulë me atë të qendrës së votimit të numërohen dhe përfshihen në tabulimin e rezultatit.

Probleme janë vërejtur edhe me atë që quhet “kodi i pestë” i cili në tre kuti nuk përputhej me kodin e shënuar në proçesvebalin e dorëzimit të kutisë.

Prej kutive të hapura deri më tani janë gjetur fletëvotimi të hedhura gabim, por të vlerësuara si të pavlefshme nga KZAZ që i përkisnin kandidatëve për njësinë, këshillin bashkiak dhe kandidatët për kryetar bashkie.

Pavarësisht se zoti Ristani ka deklaruar disa ditë më parë se proçesi hapjes së kutive do të zgjasë një javë, me zhvillimet e sotme në KQZ duket se një gjë e tillë është shumë larg të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA