Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë në një intervistë në studion e lajmeve të TCH, duke theksuar se të mërkurën do të zhvillohet një protestë kundër vjedhjeve, sipas tij, që po bën qeveria e Kosovës.

“Të mërkurën në 22 qershor Vetëvendosje organizon një lëvizje paqësore në Prishtinë. Në Kosovë kemi vjedhjen që po i bëhet çdo ditë buxhetit të Kosovës, kemi vjedhjen e pasurisë kombëtare nëpërmjet privatizimeve të paligjshme si dhe kemi vjedhjen e territorit nëpërmjet bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Thaçi ka deklaruar se nuk e do një mandat tjetër duke u bërë shumë i rrezikshëm ngjatë kësaj periudhe. Ai po rrezikon që Kosova të humbasë territore dhe pasuri vetëm për ndonjë muaj pushtet”, është shprehur Kurti.

Duke folur për bisedimet që po bëhen mes Prishtinës dhe Beogradit, Kurti deklaroi se Kosova duhet të orientohet drejt një bashkimi me Shqipërinë.

“Serbia flet për ndarje sepse dëshiron ndarjen e brendshme sikurse në Bosnje duke e bërë Kosovën jo funksionale si Bosnja. Prishtina nuk duhet të bisedojë me Serbinë, por me Tiranën që t’i bashkohet asaj. Serbia duhet t’i kërkoj falje Kosovës për viktimat e shkaktuara gjatë kësaj kohe. Kosova duhet t’i kthehet vetes dhe pavarësisë. Ne kemi nevojë për zhvillimin ekonomik dhe jo për bisedim të reja me Serbinë”, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA