Policia e Kosovës tashmë kontrollon dy vija kufitare, ndërsa dy të tjera, ajo me Serbinë dhe Malin e Zi mbeten ende në duart e KFOR-it.

Muaj më parë KFOR-i i kishte dorëzuar Policisë së Kosovës përgjegjësitë për kufirin me Shqipërinë, kurse që nga e shtuna edhe kufiri me Maqedoninë ka filluar të kontrollohet nga vendorët.

Por, se kur do të ndodhë kjo edhe me pjesën kufitare me Serbinë, sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, është e vështirë të thuhet.

Sipas Rexhepit, pas marrjes se kompetencave për kontrollimin e kufirit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë shtatorit edhe për kufirin me Malin e Zi.

Po ashtu z. Rexhepi ka përjashtuar mundësinë që çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë pjesë e dialogut teknik.

Ministri Rexhepi i bëri këto deklarata nga brezi kufitar me Maqedoninë, ku në ceremoninë e pranim-dorëzimit të vijës kufitare, ishin prezent komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler dhe shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Buhler e Marnhac u shprehën se kjo tregon për përparimin e arritur në Kosovë, në aspektin e sigurisë, ndërsa Jankullovska u zotua për bashkëpunim të plotë ndërmjet dy shteteve për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA