
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton aktin normativ për
hapjen e kutive të votimit për numërimin e votave të gabuara në të
gjitha qendrat e votimit të Tiranes.
Si anetaret e KQZ-se ashtu edhe perfaqesuesit e partive politike prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve po debatojne lidhur me proceduren dhe radhen e punes per hapjen e kutive dhe rivleresimin e votave.
Sipas KQZ procesin e numerimit duhet ta bejne grupet e numerimit te cilet do te hapin kater kuti per cdo qender votimi, te cilet i perkasin votave te kryetarit te Bashkise, kryetarit te Njesise Bashkiake, Keshillit te Bashkise dhe Keshillit te Njesise Bashkiake.
Perfaqesuesit e Partise Socialiste ne KQZ kundershtuan kete proces duke thene se administrata e KQZ-se nuk mund te marre atributet e vleresimit te votave. Gjithashtu perfaqesuesit ligjore te opozites kerkuan qe grupet e numerimit te bejne vetem sistemimin e votave dhe jo numerimin, proces qe duhet ta beje vetem KQZ.
Ndersa perfaqesuesit e demokrateve kerkuan te percaktohet se cilat do te jene votat qe do te merren ne konsiderate, duke specifikuara votat e hedhura gabim dhe ato qe ndodhen ne zarfin e votave te kontestuara. Bazuar ne vendimin e kolegjit zgjedhor, KQZ duhet te hape dhe numeroje votat e gabuara ne 1823 kuti.
Top Channel