
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Shtefan Fyle pret që
gjatë korrikut të ketë rezultate konkrete në dialogun Prishtinë-Beograd.
Ai tha se pret që këto rezultate të ndikojnë në përmirësimin e jetës së
qytetarëve, sidomos atyre në pjesën veriore të Kosovës.
Gjatë një ligjërate në temën ”Ballkani, çfarë tani – Perspektivat evropiane” që ka mbajtur në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Vjenë, Fyle, sipas RTK-se, ka theksuar të rëndësishme zhvillimin e katër raunde bisedimesh ndërmjet Kosovës e Serbisë, që janë mbajtur deri tani.
”Shpresoj që në korrik do të shohim rezultate konkrete, rezultate pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, sidomos të atyre në veri të Kosovës”, ka thënë Fyle.
Top Channel