
Hetuesit identifikuan dy të rinj si te dyshuar ne vrasjen me dashje te
shtetases Rolanda Kaja, trupi i te ciles u gjet tetë ditë më parë, i
hedhur në një kanal, në rrugën Lalëz-Ishëm.(UPDATE)
Policia beson se një shumë prej më 20 mije eurosh dhe lidhja prej një viti me Lefter Kecin, 26-vjecarin nga Shijaku kanë cuar në një acarim të marrëdhenies mes viktimes dhe të dyshuarit si autor kryesor të vrasjes. Por ende nuk është percaktuar se si eshte realizuar vrasja e gruas, per shkak te mos perfundimit te aktekspertizes nga mjekesia ligjore ne Tirane. Por zyrtare te mjekesise ligjore thane per Top Channel se ne trupin e viktimes nuk ka asnje demtim apo frakture, por pritet qe te perfundoje edhe analiza e brendshme e trupit te saj nga ekspertet e toksikoligjise, per te mesuar menyren se si ajo eshte vrare, ndoshta me ndonje substance helmuese.
Hetimet intensive dhe thirrjet drejt telefonit te 29-vjecares Kaja, perfshire dhe deshmite e te njohurve te saj kane ccuar ne identifikimin dhe kapjen e njerit prej te dyshuarve si autore te ngjarjes, nderkohe qe personi kryesor ne kete vrasje eshte ne kerkim.
Euxhen Muka i denuar me pare per shperndarje narkotikesh mesohet se ka mohuar te kete gisht ne krim, po provat e mbledhura ligjore e perfshijne ate ne ngjarje. Nderkohe grupi hetimor po punon per te provuar nese flitet per shfrytezimin e gruas nga dy te rinjte per te cilet ka dyshime te pazbardhura se mund te kene patur rolin e tutoreve – tha nje zyrtar policie ne Durres. Po sqarohet nese kjo eshte nje histori e tille shfrytezimi perkundrejt nje marreveshjeje te bere paraprakisht. Policia po punon per kapjen e Kecit i cili pritet te zbardhe dhe te gjithe historine qe coi drejt eliminimit fizik te 29-vjecares, nene e dy femijeve.
Top Channel