Berisha inauguron rrugën

18/06/2011 19:55

Pas një periudhe politike ku kryefjala ishin zgjedhjet lokale dhe më pas rezultati i Tiranës, kryeministri Sali Berisha i është rikthyer inagurimit të rrugëve.

Me vlerë 298 milionë lekë, gjatësi 15 kilometra Qafë e Koshovicës-Cakran një investim i buxhetit të shtetit është inaguruar, mesditën e të shtunës nga kryeministri Berisha.

Janë mbi 20 mijë banorë të kësaj zone të cilët do të kenë lehtësira në transport si dhe në transportin më të shpejtë të produkteve bujqësore e blegtorale.

Kryeministri Sali Berisha tha se ndërtimi kësaj rruge është në vazhdën e investimeve në qarkun e Fierit që deri me tani kapin shifrën e 400 milionë euro.

“Një fjalë e urtë e një kombi të huaj thotë ‘ne ndërtojmë rrugën, rruga ndërton ne’, e vërteta është se asgjë nuk ndikon më shumë dhe më pozitivisht sesa rruga dhe shkolla në jetën e një komuniteti. Aty ku ndërtohet rruga, aty rritet vlera e të gjitha pasurive. Rruga është treg, rruga është dinjitet, rruga është qytetërim. Ndaj dhe ne kemi përzgjedhur si përparësi të të gjitha përparësive, infrastrukturën rrugore, për të ecur me shpejtësi drejt Shqipërisë vend i zhvilluar. Kemi zgjedhur me përparësi sistemin arsimor si njërën nga dy shtyllat më kryesore të Shqipërisë vend i zhvilluar. Bazuar në këtë platformë në 6 vitet e fundit ne kemi ndërtuar dhe po tejkalojmë mbi 8 mijë kilometra rrugë. Rruga që po inaugurojmë sot është një segment i tyre”, është shprehur Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA