Rregull për fondet e mjedisit

17/06/2011 15:55

Mbivendosja e projekteve për mjedisin, që donatorët e huaj mbështesin në
Shqipëri dhe shpesh pa asnjë lidhje apo koordinim me Ministrinë e
Mjedisit, është sjellë në vemendje nga kreu i kësaj Ministrie.

Ministri Fatmir Mediu ka kerkuar qe gjate viteve te ardhshme te punohet me nje strategji koordinimi dhe bashkepunimi mes pushtetit vendor, ministrive perkatese dhe donatoreve te huaj.

“Ajo që unë i kërkova donatorëve është edhe një analizë e hollësishme e investimeve të projekteve të ndryshme të impakteve që kanë për të rritur përgjegjësinë reciproke ndaj taksapaguesve tanë por edhe taksapaguesve të vendeve të tjera. Të gjitha këto investime që kryhen në sektorë të ndryshëm kanë edhe një përgjegjësi të implementimit të mëtejshëm dhe kërkohet një koordinimi dhe një marrëdhënie më e qëndrueshme me donatorët”, thotë Mediu.

Shpesh donatore te ndryshem financoje te njejten organizate apo organizata te ndryshme per te njejtin projekt, gje qe sipas Ministrise nuk ka produktivitet dhe krijona hapesore per abuzim. Vetem per administrimin e mbetjeve gjate tre viteve te ardhshme kerkohen rreth 7.6 milion euro.

Por miliona euro do te duhen edhe per administrimin e ujërave, pyjeve, per reduktimin e ndotjes se ajrit dhe biodiversitetin. Ky plan operacional, qe po nderrmerret nga Ministria e Mjedisit do te synoje qe te evidentoje te gjitha problemet por edhe te koordinoje nderhyrjen qe duhet te nderrmerret ne terren nga te gjitha strukturat shteterore apo private ne vend.
 

Top Channel