Ndërsa yjet e Hollyëood-it kanë “Bulevardin e famës”, qeveritarët e Kosovës këtej e tutje do të kenë “Bulevardin e turpit”.

Aktivistet e “Vetëvendosjes”, zgjodhen sheshin kryesor “Nëna Terezë” për të vendosur emrat e disa prej politikanëve në të ashtuquajturën prej tyre Pasarele e Turpit, në mesin e tyre edhe atë të kryeministrit, Hashim Thaçi.

“Ata çdo ditë e vjedhin këtë popull pikërisht duke vjedhur popullin dhe shtetin e tyre”, është shprehur Puhie Demaku, aktiviste e “Vetëvendosjes”.

Aktivitete te tilla të Lëvizjes Vetëvendosje bëhen për të sensibilizuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën paqësore të thirrur nga Vetëvendosje, më 22 qershor, që do të mbahet në Prishtinë, për siç thonë në forcën e tretë parlamentare “kundër hajnisë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta