Procesi i pare për 21 janarin

17/06/2011 15:55

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për akuzen e shkatërrimit të pronës
50-vjecarin Agron Troksi, banori i fshatit Surrel në kryeqytet, i cili
gjatë demonstratës së 21 janarit u filmua duke hyre me automjetin e tij
në porten anësore të kryeministrise.

Gjykatesi Gerd Hoxha dha per te pandehurin denimin me tete muaj heqje lirie si dhe sekuestrimin e makines.

Me heret gjate pretences prokurori i ceshtjes Shpetim Garunja i shpjegoi gjykates se Troksi ka demtuar bankinen hyrese te portes se kryeministrise duke shkaktuar nje dem prej mese 200 mije lekesh.

Ne sallë gjate ketij gjykimi me procedure te shkurtuar ndodheshin vetem familjaret e tij, ndersa Troksi perfaqesohej ne mungese nga avokati Zef Nika.

Ceshtja e Troksit eshte e para qe mbyllet per ngjarjet e 21 janarit dite ne te cilen me tragjikja ishte vrasja e kater demonstruesve. Por  ka vetem nje gardist qe ndodhet ne qeli per vrasjen e te ndjerit Ziver Veizit, ndersa per tre viktimat e tjera prokuroria nuk ka dale ende ne konkludime.

Aktualisht per ceshtjen e 21 janarit jane perfunduar hetimet edhe per nje protestues tjeter Feta Matajn i cili eshte derguar per gjykim per akuzen e kundershtimit te forcave te policie. Jane nen hetim per kete akuze edhe mbi 100 shtetas te tjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA