Ministria e Shëndetësisë: Ja zonat me ujë të pijshëm të ndotur
17/06/2011 10:45
Ministria e Shëndetësisë publikon zonat ku uji i pijshëm rezulton i
ndotur, e mes tyre janë edhe dy qytete turistike Vlora dhe Saranda, ku
ujësjellësi nuk ka kryer klorinimin.
Sipas një njoftimi të Ministrisë në Urën Vajgurore ujësjellësi është jashtë funksionit, ndërsa uji me klor është tej normave. Ndërkohë në Kucovë problemi i ujit është zgjidhur, 15 ditë pasi rezultoi me ndotje.
Janë konstatuar me ndotje të mëdha bakteriale ujësjellësat e Lezhës, Shkodrës, Malësisë dhe Madhe dhe Rrogozhinës.
Top Channel