Ministri i Jashtëm hungarez, Janosh Martoni ka deklaruar se Evropa vazhdon të jetë e ndarë përsa i përket cështjes së Kosovës.

Megjithatë, ai ka shprehur shpresën e tij që dialogu i nisur mes Prishtinës dhe Beogradit të sjellë në një zgjidhje për dy vendet.

“Dialogu që po zhvillohet mes palëve është premtues. Besojmë se ky proces do të ndihmojë në uljen e tensioneve”, ka pohuar Martoni.

Në radhët e BE vazhdon të bjerë në sy qëndrimi i pesë vendeve, Spanja, Qipro, Greqia, Sllovakia dhe Rumania që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, janë edhe disa vende që edhe pse e kanë njohur shtetin e ri shprehin hapur qëndrimin e tyre pro Serbisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta