Interi, edhe Lucio mund të iki

17/06/2011 16:40

Nga Interi mund të largohet edhe mbrojtësi Lucio. Sipas agjentit të kapitenit të Brazilit, vendimi mund të merret pas 20 ditësh.

“Lucio për momentin ka nevojë për pushim dhe për të shijuar pushimet. Të gjithë e dinë se ka marrë një propozim të Malagas, por dëshira e tij e madhe është ajo për të luajtur në një kompeticion të nivelit evropian. Lucio është një futbollist i madh dhe ka klube të mëdha të interesuara për të”, theksoi ai.

Lucio ka një kontratë me klubin zikaltër që skadon në 2012-n.

Top Channel