Serbia detyrohet të kryejë një hetim të detajuar lidhur me privatizimin e të paktën 20 ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, një kërkesë kjo e hedhur nga BE.

BE kërkon që hetimi të zbardhë nëse procesi i privatizimit është kryer në përputhje me kriteret europiane.

Serbia, pas dorëzimit në Hagë të Mlladic, e ka thuajse të garantuar statusin e vendit kandidat në BE, por do t’i duhet të vendosë shumë cështje në pajtueshmëri të plotë me standartet europiane dhe privatizimi është njëri prej tyre.

Vetë presidenti serb, Boris Tadic ka paralajmëruar luftë të ashpër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Tadic në deklaratat e mëparshme ka akuzuar se shumë persona të pasur në Serbi nuk e kanë vënë pasurinë e tyre në mënyrë të rregullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA