Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka ndërmend që të zëvendësojë ministrin e Financave, Jorgo Papaconstantinou dhe i ka kërkuar nëndrejtorit të BQE, Lucas Papademos që të marrë vendin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur sot një funksionar i lartë i partisë socialiste, i cituar nga agjencitë greke.

“Ndryshimi në qeveri është parashikuar të bëhet brenda orëve të ardhshme. Kryeministri i ka kërkuar Papademos që të bëhet ministri i ri i Financave”, ka deklaruar funksionari.

Nga ana e tij, Papademos, ka refuzuar të bëjë të ditur nëse ka ose jo ndërmend të pranojë ofertën e Papandreut, kur është pyetur nga gazetarët.

Ndërkohë, ministri në ikje i Financave, Jorgo Papaconstantinou, në kuadër të ndryshimeve në ekzekutiv, mund të bëhet ministër i Jashtëm.

Top Channel