Gjelic: S’e njohim pavarësinë e Kosovës
17/06/2011 11:55
Zëvendëskryeministri serb Bozhidar Gjelic ka përseritur qëndrimin e Serbisë, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Gjelic ka deklaruar se Beogradi shpreson që në procesin e bisedimeve me Prishtinën të arrihet një zgjidhje e përbashkët.
Nga ana tjetër, Gjelic ka vlerësuar se zgjidhja në fjalë duhet të gjendet para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Aktualisht në qarqet serbe po qarkullon ideja e ndarjes së Kosovës, si një zgjidhje e arsyeshme për faktin se Beogradi s’mund të qeverisë më në zonat e shqiptarëve.
Top Channel