Bastet, UEFA ndryshon rregullat

17/06/2011 15:25

Më shumë bashkëpunim me autoritetet politike dhe detyrim për futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit të denoncojnë çdo tentativë korrupsioni, në rast të kundërt dënimet mund të shkojnë deri në skualifikim për jetë.

Ekzekutivi i UEFA-s, i mbledhur në Nyon, ka modifikuar rregulloren e vetë për të intensifikuar luftën kundër garave të trukuara.

Në të shkuarën UEFA kishte skualifikuar për jetë dy arbitër fajtorë që nuk raportuan një propozim për korrupsion. Tani të gjithë rrezikojnë të njëjtin sanksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA