Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj do të jetë i pranishëm në një
takim mes ministrave të BE-së dhe kolegëve të tyre ballkanas që do të
zhvillohet mbrëmjen e së hënës në Bruksel.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave përfaqësuesi kosovar është ftuar në këtë mbrëmje nga shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Sipas burimeve, takimi do të zhvillohet sipas formulës “GYMNIH”, që do të thotë pa shenja shtetërore dhe pa përcaktimin e funksionit të të pranishëmve.

Në këtë mënyrë do të sigurohet që në takim të jetë i pranishëm si ministri kosovar, ashtu edhe përfaqësuesi i shtetit serb, që së fundmi ka bojkotuar samitet ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA