UEFA do ekzaminojë apelin e Mourinho
16/06/2011 12:30
UEFA do të ekzaminojë më 29 korrik apelin e Real Madrid kundër skualifikimit për tre turne të trainerit Jose Mourinho.
Skualifikimi u vendos pas deklaratave të bëra nga “special one” më 27 prill, pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Champions League, e humbur 0-2 për Barcelona-n.
Mourinho ishte shprehur: “Përse në gjysmëfinale ndodhin gjëra të tilla” dhe ishte inatosur me UNICEF, sponsorin e katalanasve.
Top Channel