Turqi, Jolie vizitë në tendat e refugjatëve

16/06/2011 13:20

Aktorja amerikane Angelina Jolie, njëkohësisht ambasadore e OKB për
refugjatët, do të vizitojë kampet turke ku ndodhen refugjatët sirianë të
larguar nga regjimi.

Lajmin e bën të ditur dega turke e CNN, e cila saktëson se Jolie ka arritur të sigurojë lejen e vizitës nga autoritetet turke.

Aktorja e shumë filmave të suksesshëm është e njohur për vizitat dhe donacionet e saj për fëmijët që jetojnë në zonat problmatike, kryesisht në Afrikë.

Gjithashtu, pasi interpretoi në episodin e parë të filmit “Tomb Raider”, ajo bëri disa donacione për zonat e varfëra të Azisë së Paqësorit, ku ishin zhvilluar xhirimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA