Prokuroria: 3 vjet për vrasjen e Emmy-t

16/06/2011 15:20

Katër muaj pasi Elsiana Hidershaj, e njohur me emrin e artit Emmy humbi
jetën gjatë një zënke me ish-te dashurin e saj Azis Kelmendi, prokuroria
kerkoi dënimin me tre vjet burg për akuzën e vrasjes nga pakujdesia për
Azis Kelmendin.(UPDATE)

Prokurori gjate pretences i tha gjykatesit Arben Micko qe gjykata te kete parasysh ne shpalljen e vendimit per te aplikuar nenin 406 te kodit te procedures penale, i cili parashikon gjykimin e shkurtuar, duke perfituar ulje denimi ose gjobe me nje te treten. Nese gjykatesi pranon kerkesen e prokurorit, Azis Kelmendi do te denohet vetem 16 muaj.

Prokurori kerkoi rrethana lehtesuese per te akuzuarin sic jane pendesa e thelle e tij apo paraqitja ne polici.

Sipas prokurorise kengetarja ka patur nje histori dyvjecare me Azis Kelmendin, histori qe muajt e fundit te jetes se vajzes kishte shkuar drejt ftohjes. Prokurori tha se cifti kishte komunikim intesiv ne telefon deri ne 24 telefonata ne dite.

Mesnaten e 27 shkurtit prokurori permendi mesazhin e emit e cila e pyeste Azisin nese ndodheshin ne te njejtin ambient, ku ndodhej ajo, por qe Azisi ishte nen shoqerine e nje femre tjeter. I pandehuri i ka cuar nje mesazh me vone duke i thene te dilte te merrte karten e telefonit. Sipas prokurorit kur vajza ka dale dhe ka kerkuar te hipi ne makinen e Azis Kelmendit, brenda te ciles ndodhej edhe nje femer tjeter. Ne keto kushte vajza eshte varur ne xhamin gjysmë te hapur te makines, por Aziz Kelmendi i ka dhene gaz automjetit dhe vajza per shkak te inercise sipas prokurorit ka shkeputur duart duke u rrezuar me koke ne toke. Pikerisht nga kjo plage vajza humbi jeten nje dite me pas ne spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA