Opozita serbe, e njohur për qëndrimet e saj radikale, u është bashkuar deklaratave për ndarjen e Kosovës.

Lideri i nacionalistëve, Tomisllav Nikolic, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka deklaruar se Kosova duhet të ndahet në dy pjesë, në pjesën e pavarur dhe atë serbe.

“Nuk e marr dot me mend se si shqiptarët do të qeverisin pjesët e banuara me serbë në veri të Kosovës, ashtu sikurse serbët nuk do të kenë mundësi të qeverisin në zonat e banuara me shqiptarë”, ka pohuar Nikolic.

Ai ka pranuar se propozimi i tij bie ndesh me Kushtetutën, por ka theksuar se shpreson që do të merret në konsideratë.

Nikolic ka shtuar se ideja për ndarjen e Kosovës po shqyrtohet edhe nga presidenti serb Boris Tadic, ndonëse ai nuk është shprehur publikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA