Makina të reja ujëhedhëse
16/06/2011 21:50
Gazeta e përditshme “Sot” ka publikuar në faqen e saj të internetit, një videolajm, nga stërvitja e forcave të ndeëhyrjes së shpejtë të dy automjeteve ujëhedhëse që zakonisht përdoren për të shpërndarë protesta të ndryshme.
Sipas kësaj të përditshmeje, dy automjetet janë blerë në ditët e fundit nga policia në shumë prej 1 milion eurosh.
Gazeta ka hedhur dyshimet e saj se automjetet janë blerë më shpejt nga sa ishin parashikuar me qëllimin paisjen e forcave të policisë në momentin e protestave të opozitës të cilat janë paralajmëruar prej kohësh.
Automjetet i janë dhënë në përdorim repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë 712.
Top Channel