Libi, shërthime në qendër të Tripolit

16/06/2011 08:00

Gjashtë shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit libian, Tripoli, në afërsi të kompleksit të fortifikuar të kolonelit Muammar Gaddafi.

Shtëllunga tymi janë parë të ngrihen nga ajo zonë. Kompleksi rezidencial ka qenë objektiv i një serie sulmesh ajrore të NATO-s në muajt e fundit.

Aleanca ka vendosur një zonë ndalim-fluturimi në muajin mars në Libi, pasi trupat e kolonel Gaddafi-t kërcënuan se do të ndërmerrnin një ofensivë në ato zona të vendit që kontrollohen nga rebelët.

Deri tani nuk ka pasur një koment zyrtar nga qeveria libiane për shpërthimet dhe as NATO nuk i ka konfirmuar sulmet ajrore.

Ndërkohë, një i dërguar rus pritet të zhvillojë bisedime me përfaqësues të qeverisë libiane në Tripoli, në përpjekje për të negociuar konfliktin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA