
Kryeministri grek Jorgo Papandreu pritet të njoftojë sot kabinetin e ri, një lëvizje kjo për të kërkuar mbështetje për miratimin e paketës së masave anti-krizë.
Papandreu, i cili do të qëndrojë në postin e tij, thotë se do ta vendosë qeverinë e re në një mocion besimi në Parlament.
Masat e propozuara janë të nevojshme për të fituar ndihmën e radhës nga BE dhe FMN, por ato janë ndeshur me një opozitë të ashpër në Greqi.
Në Athinë janë regjistruar dje protestat më të dhunshme që nga fillimi i vitit, kur manifestuesit zbritën në rrugë dhe morën pjesë në një grevë të përgjithshme.
Kryeministri Papandreu është përballur gjithashtu me kërcënimin për një revoltë brenda partisë së tij, për shkak të paketës së diskutueshme.
Top Channel