Gjirokastër, konfiskohen 150 kg marijuanë
16/06/2011 09:05
Sektori i anti-drogës në policinë e Gjirokastrës ka sekuestruar në një operacion 150 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, korrierë të sasisë së drogës.
Sipas burimeve, ata janë shtetasit Shkëlqim Besimaj nga Vlora dhe Dorjan Rrapi nga Tepelena.
Ndërkohë, shtojnë burimet, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë nga Lazarati, të cilët konsiderohen si organizatorë të trafikut.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se lënda narkotike kishte si destinacion tregun e Greqisë, saktësojnë më tej burimet policore.
Top Channel