Flamurtari bëhet SH.A

16/06/2011 15:45

Me votim unanim, Këshilli Bashkiak i qytetit të Vlorës ka miratuar kthimin në SH.A të klubit të futbollit Flamurtari, e cila ishte pengesa e vetme për pjesëmarrjen e vlonjatëve në arenën europiane dhe atë shqiptare.

“Nga momenti kur hidhet ky akt, të interesuarit mund të shfaqin kërkesat e tyre. Kjo është një çështje që do caktohet nga tregu”, është shprehur Ilir Banushi, nënkryetar i Bashkisë së Vlorës.

“Ne jemi të hapur dhe për shkak të cilësisë së Flamurtarit do të ketë hapa bashkëpunimi me biznesin vendas, kryesishtë atë të Vlorës”, deklaroi Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë Vlorë.

Me kërkesë të UEFA-s, pak kohë më parë komiteti ekzekutiv i FSHF-së vendosi si afat 30 qershorin e këtij viti për kalimin e klubeve të futbollit nga varësitë e bashkive në SH.A.

Në rast se nuk bëhet ky kalim ligjor, atëherë klubet rrezikojnë mosliçensimin dhe regjistrimin për sezonin e ardhshëm.

Tirana është klubi i vetëm nga Superliga që ende nuk po merr një formë ligjore.

Nëse Këshilli Bashkiak i kryeqytetit nuk bën të njëjtën gjë si Vlora, atëherë ekipi kryeqytetas mund të humbasë të drejtën për të luajtur në Europa Ligë dhe në Superligë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA