Depresioni, dy vetëvrasje në Elbasan

16/06/2011 10:10

Drejtoria e policisë së Elbasanit vetëm dje ka regjistruar dy vetëvrasje.

E para ka ndodhur në fshatin Çestije të komunës Kajan, ndërsa e dyta në fshatin Farret, në komunën Stravaj të Librazhdit.

Sipas policisë, viktima e parë është një 71-vjecare, e cila është gjetur e vetëvarur nga familjarët. Ndërsa viktima e dytë është një 20-vjecar që i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Burimet policore njoftojnë se të dy personat vunanin nga depresioni.

Top Channel