SHBA, shkatërrohet rrjeti pedopornografik
15/06/2011 02:30
Autoritetet amerikane njoftuan shkatërrimin e një rrjeti pedopornografik duke arrestuar dhjetra persona.
Të ndaluarit janë nga 18 deri në 63 vjec dhe mes tyre ndodhen edhe mjekë, mësues, arkitektë e deri tek sanitar kuzhine.
Të gjithë të ndaluarit akuzohen për shpërndarjen e mijëra fotove ku tregoheshin fëmijë të dhunuar.
Arrestimet kanë ardhur pas një periudhe të gjatë hetimesh të ndërmarra nga autoritetet që thanë se shkëmbimi i fotove ka qenë me mijëra.
Top Channel