Portman sjell në jetë djalin e saj

15/06/2011 14:00

Natalie Portman ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bën të ditur revista “People”, që nuk saktëson se kur ka lindur i vogli.

Portman sapo ka mbushur 30 vjec dhe kishte njoftuar vetëm në dhjetor se ishte shtatzënë dhe se kishte ndërmend të martohej me partnerin e saj, balerinin e koreografin francez Benjamin Millepied.

Cifti është shumë i lumtur për ngjarjen,ndërkohë ka shumë pak detaje për fëmijën.Vetëm pak muaj më parë Natalie fitoi edhe cmimin Oscar dhe lindja e djalit duket se e ka lumturuar pa masë aktoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA