
Forcat pakistaneze te sigurise kane arrestuar 5 informatore te CIA-s qe
besohet se cuan Shtetet e Bashkuara drejt Osama bin Ladenit.
Mes personave te ndaluar eshte edhe pronari i baneses se marre me qira nga agjencia qendrore e informacionit per te vezhguar kompleksin e Bin Ladenit ne Abotabad.
Sipas New York Times-it, ne pranga ka perfunduar edhe nje ushtarak, per te cilin zyrtaret thone se kopjonte targat e makinave qe kishin vizituar kompleksin disa jave perpara sulmit. Se cili eshte fati i informatoreve te arrestuar, ky per momentin mbetet nje mister.
Gazeta prestigjioze pretendon megjithate se shefi i CIA-s Leon Panetta e ka diskutuar kete ceshtje me krere te ushtrise dhe inteligjences pakistaneze. Sulmi i Navy Seals ne territorin pakistanez i acaroi se tepermi marredheniet mes dy vendeve dhe zhvillimet e fundit, shtojne provat e hendekut te krijuar ndermjet ëashingtonit dhe Islamabadit.
Presidenti amerikan Obama ne fillim te majit ate qe dukej se ishte bindja e zyrtareve amerikane: Bin Ladenin dikush e mbronte. Por Pakistani zyrtar gjithmone ka mohuar te kishte dijeni per vendndodhjen e sheikut te terrorit. Me kerkese te zyrtareve te larte pakistaneze, amerika qe keto vitet e fundit ka derdhur miliarda dollare ne forme ndihme per aleatin e saj, e ka reduktuar ndjeshem pranine e trupave ushtarake atje.
Islamabadin e kane zemeruar edhe sulmet e avioneve amerikane pa pilote ne rajonet tribale kufitare me afganistanin, gjate te cilave bashke me militantet, kane mbetur te vrare edhe civile.
Top Channel