Jugu vazhdon të digjet

15/06/2011 14:25

95 vatra zjarri kanë përshkuar të gjithë qarkun e Gjirokastrës që prej
mesit të muajit korrik. Policia bën të ditur se po heton për rreth 40
raste të zjarrvënies fillestare, të cilat më pas kanë prodhuar vatra të
reja prej riaktivizimit.

Prefektuara e Qarkut Gjirokastër ka ngritur një grup të posatshëm pune për të vlerësuar bilancin e dëmeve prej zjarreve shifër që pritet të jetë mjaft e lartë.

Policia lokale bën të ditur se ka prangosur edhe dy përsona të tjerë për zjarrvënien e mbrëmshme në fshtrat Peshkëpi e Poshtme dhe peshkëpi e sipërme duke e cuar numrin e të ndaluarve për zjarrvënie në 8 ndërsa 16 persona ndiqen në gjendje të lirë dhe disa janë shpallur në kërkim.

Në Gjirokastrës flakëve i kanë shpëtuar vetëm dy fashtra në dropull dhe zona e Pogonit, ndërsa në qytetin e Teplenës zjarri shkoi shumë pranë nënstacionit elektrik. Flaket kanë djegur edhe kishën e Zervatit , ndërsa në Libohovë zjarri përshkoi oborret e 11 shtëpive.
 
Më pak i prekur është Përmeti ku ka pasur vetëm 9 raste zjarresh. Rasti më I rëndë është regjistruar dje në fshatin peshkëpi e sipërme ku flakët rrethuan fshatin dhe rrezikuan seriozisht shtëpitë dhe banorët. Gjatë gjithë kësaj periudhe zjarresh situata po përballohet vetëm me 3 mjete dhe 20 efektivë zjarrfikësish, mungesë karburanti, dhe pamundëi ndërhyrjeje nga ajri.

Ushtria ka vënë në dispozicion gjithashtu 20 efektivë. Policia ka shpëtuar dhjetëra shtëpi të kërcënuara nga flakët në të gjithë qarkun duke vënë në dispozicion të situatës rreth 200 efektivë dhe 25 automjete që kanë ndihmuar situatën me mjete rrethanore.

Zyrtaret lokale thotë se zjarret e kësaj vere kanë qenë më seriozet e regjistruara ndonjëherë në të gjithë historinë e pas 90-es. Në Sarandë gjithashtu vetëm për muajt korrik e gusht janë regjistruar rreth 60 vatra zjarri që kanë shkaterruar mijëra ha pyje, kullota dhe prona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA