Filmi i “Klitschko”

15/06/2011 16:05

Një film i kushtuar dy vëllezërve më të famshëm të boksit botëror, Vladimir dhe Vitaly Klitschko, është shfaqur për herë të parë në një nga kinematë më të mëdha të Gjermanisë.

39 vjeçari Vitali, më i madhi i vëllezërve ukrainas, ka shfajësuar mosprezencën e Vladimirit në këtë mbrëmje gala.

Ai do të dalë në ring pas disa javësh përballë David Haye, për përmbushur ëndrrën tonë që t’i kemi të gjitha titujt botëror në shtëpi.

Kjo është arsyeja e vetme që ai nuk mundi të vinte këtu, ka përfunduar 39 vjeçari.

Filmi dokumentar, i titulluar “Klitschko” paraqet vështirësitë që kanë kaluar dy vëllezërit, që nga fitorja e parë amatore deri në majën më të lartë të boksit botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA