Elbasan, mungojnë kuponat për pasaporta

15/06/2011 12:00

Prej disa ditësh në sportelet e Postës Shqiptarë të filialit të
Elbasanit mungojnë kuponat për pasaporta biometrike. Madje ditën e sotme
ka patur edhe mungesë të kuponave për karta identiteti.

Sipas qytetarëve mungesa për kupona ka patur edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit. Ata  shprehen se prej disa ditësh nuk kanë mundur që të gjejnë kupona , ndonëse aplikimin e kanë urgjent sepse duhet të udhëtojnë për pushime jashte  vendit.

Pranë sportelit të postës mund të gjesh vetëm kupona  të ashtuquajtur  të emergjencës, që kushtojnë 15 mijë lekë dhe për qytetarët është një shumë e papërballueshme.

Sipas burimeve të brendshme , posta ka bërë kërkesë për ardhjen e kuponave, kërkesë e cila duket se nuk është marrë parasysh nga firma konçensionare ‘Aleat’, duke lënë në treg vetëm kuponat e shtrenjtë, ndonëse porcesi i prodhimit është i njejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA