Cameron: Libia, mund ta durojmë presionin

15/06/2011 19:25

Kryeministri britanik David Cameron ka siguruar se Britania e Madhe mund ta përballojë tensionin e luftës në Libi për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

“Koha është në favorin tonë. Gjithashtu, kemi NATO-n, OKB-në dhe Lidhjen Arabe me ne”, ka deklaruar Cameron.

Sipas tij, presioni ndaj Muammar Gaddafi-t po rritet ushtarakisht, politikisht dhe diplomatisht dhe kolonelit nuk i ka mbetur shumë kohë përpara.

Por nuk duket kaq optimist ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, sipas të cilit Gaddafi gëzon ende një mbështetje të mirë.

“Më duket se ka shumë njerëz që bëjnë tifozllëk për lënien e Libisë në duart e Gaddafi-t”, ka deklaruar Frattini.

Sipas shefit të diplomacisë italiane, aleatët në Libi duhet të vazhdojnë një aksion humanitar për të shmangur vrasjet në masë dhe për të gjetur një zgjidhje politike.

“Në cdo rast, kur të ketë një urdhër-arrest për Gaddafi-n, do të ketë vetëm një detyrim, arrestimi dhe dorëzimi i tij”, ka shtuar Frattini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA