Bin Laden, vetëm 50% besojnë se ka vdekur

15/06/2011 15:55

Pak më shumë se 50 për qind e opinionit publik botëror beson se Osama bin Laden ka vdekur me të vërtetë.

Kështu thotë një sondazh i kompanisë DOXA, e cila ka intervistuar mbi 21 mijë persona në 25 vende të botës.

Pyetjes “Personi i vrarë a është me të vërtetë Bin Laden?”, vetëm 53% i janë përgjigjur “po”, ndërsa 23 për qind kanë thënë”jo”.

Osama bin Laden u vra më dy maj në rezidencën e tij në Abotabad të Pakistanit, nga ushtarët e njësisë elitë amerikane Navy Seals.

Operacioni i komandove shkaktoi një tension mes SHBA dhe Pakistanit, për shkak se autoritetet amerikane nuk njoftuan kolegët pakistanezë për operacionin, nga frika e ndonjë rrjedhjeje informacioni.

Nga ana tjetër, duket se qeveria e Islamabadit e ka nxjerrë inatin në ditët e fundit, pasi ka arrestuar pesë informatorë që ndihmuan CIA-n në lokalizimin e strehës së kryeterroristit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA